Sot shpaloset plani, shqiptari Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi

Aktuale

Sot shpaloset plani, shqiptari Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:36
Dritan Abazoviq

Koalicioni “E zeza në të bardhën” në konferencën e sotme për shtyp në orën 12:00 do të prezantojë planin për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi.

Siç është bërë e ditur nga Lëvizja Qytetare URA, në media do të flasin lideri i asaj partie dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Asociacionit të qytetarëve të CIVIS-it, Srđa Paviçeviq.

Kryesia e URA-s do të propozojë formimin e një qeverie të pakicës, shkruan RTCG.

Ndryshe, në konferencën e sotme, pritet që të jepen detaje të ndryshme, ndër to edhe pritet të konfirmohen se ky koalicion do ta kandidojë Dritan Abazoviq për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat