​Tahiri i PDK-së kërkon shkarkimin e Rakiqit: Rezoluta për referendumin e panevojshme, tallje me deputetët

Aktuale

​Tahiri i PDK-së kërkon shkarkimin e Rakiqit: Rezoluta për referendumin e panevojshme, tallje me deputetët

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:58
Abelard Tahiri

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që kjo legjislaturës të jetë më efikase sesa ajo e kaluara.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit shtoi se seanca e mbajtur kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka qenë e panevojshme dhe dhe tallje me deputetët e opozitës.

“Ne kemi qenë subjekti i parë që ka kërkuar nga institucionet që të ruhet kushtetuta e vendit dhe vlerësojmë që akti i qeverisë ka qenë i duhur. Është obligim i Qeverisë për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe nuk ka qenë i nevojshëm një rezolutë e tillë”.

Ndërsa ka kërkuar që ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, të shkarkohet.

“Një ministër i tillë duhet të shkarkohet dhe një i tillë nuk duhet ta ketë vendin në Qeveri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat