Skënderbeu i vërtetë, kur Europa dridhej, skifteri arbëror nuk dinte se ç’ishte disfata, robëria, frika!

Aktuale

Skënderbeu i vërtetë, kur Europa dridhej, skifteri arbëror nuk dinte se ç’ishte disfata, robëria, frika!

Nga: Jahja Drançolli Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:55

Nga libri "Marrëdhëniet e hershme historike midis Arbërisë dhe Kroacisë", që pa dritën pak ditë më parë në Zagreb: "Ajo që është midis poetëve Shakespeare, të oratorëve Fox, të komandantëve Napoléon, ky është Skënderbeu në mesin e trimave trim i vërtetë"; “Kur Europa dridhej ç...], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”!

Kështu shkruante Ferdinand (Ferdo) Maksimilijan pl. Shishiç (1869 - 1940), një nga themeluesit e historiografisë moderne kroate, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vitin 1901.  Dorëshkrimi autograf i këtij studimi të Shishiç ruhet në fondet e Arkivit të Akademisë (HAZU), Zagreb.

Image
Dorëshkrimi autograf i studimi të Shishiçit për Skënderbeun

Tërheqë vëmendjen fakti se, studimi në fjalë i historianit të madh kroat mund të marrë edhe si përgjigje ndaj disa historianëve grekë e serbë, të cilët në shekullin XIX trumbetonin zhurmshëm kundër historisë shqiptare përgjithësisht dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në veçanti. Në këtë kontekst shkruan edhe për origjinën e Skënderbeut duke theksuar se, ngatërresat kanë nisur me kronikën e Konstantin Muzakës (Musachi), i cili nënën e Heroit e quante tribale. Mirëpo, sipas studiuesit Shishiç, Muzaka nuk kishte të drejtë, meqë këtë e bën me qëllim për të nëpërkëmbur rëndësinë historike të Skënderbeut karshi familjes Muzaka. Nuk kishte të drejtë as ndonjë historian tjetër, që duke iu referuar Muzakës, ngatërrojnë konceptet etnike të shfaqura në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes. Për të mbështetur tezën e tij për origjinën arbërore të Skënderbeut, historiani kroat Shishiç i referohet edhe njohësit më të mirë të rrethanave historike në Ballkan, historianit me origjinë çeke, prof. Konstantin Jireçekut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat