Haradinaj kujton kryeheroin Gjergj Kastrioti dhe heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Aktuale

Haradinaj kujton kryeheroin Gjergj Kastrioti dhe heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:43
Ramush Haradinaj

Kombi shqiptar sot shënon dy ngjarje te rëndësishme, përvjetorin e vdekjes së kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe rënien e heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vënë kurora lulesh në Dubovik te varret e heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Poashtu, Haradinaj vizitoi familjen Gërvalla, ku eprorin e UÇK-së Isa Gërvalla, e nderoi me medaljen, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE DHE SHTET”.

“Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy kohë, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë.

Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri me 17 janar 1468. Gjenerali që është frymëzim për secilin që ndihet shqiptar e trashëgimia e së cilit ndezi zjarrin e kryengritjeve tona për liri përgjatë shekujve.

Poashtu, vendosëm lule të freskëta për heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po me 17 janar, dyzet vjet më parë. Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit.

Pas homazheve, kam vizituar edhe familjen Gërvalla në Dubovik, ku eprorit të dalluar të UÇK-së Isa Gërvalla i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, shkroi Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat