​Ambasadori De Riu: Raportet në mes Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje

Aktuale

​Ambasadori De Riu: Raportet në mes Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:55
Foto nga takimi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas një komunikate të gjykatës, pasi që i shprehu mirëseardhjen dhe i uroi suksese në detyrën e re, kryetarja Caka-Nimani bëri një elaborim të shkurtër përkitazi me punën e deritanishme të gjykatës, sfidat aktuale në funksionimin e saj dhe përpjekjet që po bëhen në vazhdimësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe konsolidimin e praktikës gjyqësore.

Kryetarja Caka – Nimani vuri theksin edhe në marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Italisë, si dhe në përpjekjet e gjykatës për anëtarësim në organizatat dhe iniciativat e ndryshme ndërkombëtare.

Ambasadori De Riu u shpreh i përkushtuar që raportet e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje, e veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat