Shtrenjtimi i rrymës/ Haradinaj del me një propozim për Qeverinë Kurti

Aktuale

Shtrenjtimi i rrymës/ Haradinaj del me një propozim për Qeverinë Kurti

Nga: M.L. Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:55
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një grafikon për të cilin thotë se është propozim i Zyrës për Rregullatorin e Energjisë Eelektrike(ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai tha se kjo është e papërballueshme për qytetarët, derisa i bëri thirrje Qeverisë, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 përqind.

Kjo është e papërballueshme.

Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s'duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë.

RH

Image
Propozimi i ZRRE-së

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat