​Komisioni për masat kundërCOVID-19 diskuton mbi gjendjen epidemiologjike në vend

Aktuale

​Komisioni për masat kundërCOVID-19 diskuton mbi gjendjen epidemiologjike në vend

Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Komisioni këshillëdhënës për masat kundërCOVID-19 ka mbajtur sot takim për situatën epidemiologjike në vend dhe shqyrtimin e masave antiCOVID në fuqi.

Në këtë takim u theksua nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2.

MSH thekson se mekanizmat antiCOVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSH u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat