​Kurti viziton familjen e Kadri Zekës

Aktuale

​Kurti viziton familjen e Kadri Zekës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:53
Foto nga vizita

I shoqëruar nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe deputeti Hydajet Hyseni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sonte familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Kadri Zeka.

Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me Shaip Zekën, vëllain e heroit Kadri Zeka.

Gjatë ditës Kurti ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre.

Po ashtu, ka marrë pjesë edhe në "Akademinë e Flakës", kushtuar jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat