Vazhdon gjykimi për vrasjen e Ivanoviqit, pritet të dëgjohen dy dëshmitarë

Aktuale

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Ivanoviqit, pritet të dëgjohen dy dëshmitarë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:20
Pamje nga seanca

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Me të filluar seanca, Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj tha se mbrëmë kanë marr një njoftim nga avokati i të akuzuarit Marko Roshiq, Mahmut Halimi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Prandaj, për të ardhur një avokat tjetër që është caktuar nga vetë avokati Halimi seanca është ndërprerë për 15 minuta.

Në seancën e sotme pritet të dëgjohen dy dëshmitarë Zoro Voksanoviq dhe Zoran Obradoviq.

Seanca e fundit për këtë rast është mbajtur më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat