​ZRrE: Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë

Aktuale

​ZRrE: Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:46
ZRrE

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) thotë se janë të obliguar që me ligj të përcaktojnë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojnë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë.

ZRrE nëpërmjet një njoftimi në “facebook” ka thënë se struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që të kursejnë energjinë, për çka ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak.

“ZRRE është e obliguar me ligj të përcaktojë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë. Struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë. ZRRE ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak. Blloku i parë, për konsumin deri në 600 kWh, e reflekton energjinë që mund t’i alokohet çdo konsumatori në bazë të nivelit të prodhimit që mund ta ofrojnë kapacitetet vendore. Ky nivel i konsumit mund të ofrohet çmim të përafërt me tarifën ekzistuese. Kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kWh, atëherë për të mbuluar konsumin mbi 600 kWh duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit”, thuhet në njoftim.

ZRrE po ashtu ka thënë se i tërë kontinenti Evropian po ballafaqohet me krizë të energjisë dhe me rritje të paprecedentë të çmimeve, e që është rrefkëtuar në rritje të kostos së energjisë së importuar në Kosovë.

“I tërë kontinenti Evropian po ballafaqohet me krizë të energjisë dhe me rritje të paprecedentë të çmimeve, që është reflektuar në rritje të kostos së energjisë së importuar në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët e interesit t’i bashkohen procesit të konsultimit publik të ZRRE-së dhe të ofrojnë komente e sugjerime për qëndrimet e ZRRE-së në formë të propozimeve që mund ta ndihmojnë tejkalimin e krizës me ndikim sa më të ulët në tarifat e konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Email adresa për komente apo sugjerime është: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat