Enver Hoxhaj tregon pse PDK nuk mori pjesë në seancën kundër referendumit serb

Aktuale

Enver Hoxhaj tregon pse PDK nuk mori pjesë në seancën kundër referendumit serb

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:46
Enver Hoxhaj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, lidhur me mbajtjen  e referendumit të Serbisë në Kosovë ka qenë i drejtë. 

Ai në emisionin “Frontal” deklaroi se edhe qëndrimi i PDK-së ka qenë i drejtë dhe i qartë karshi interesave të shtetit. 

Hoxhaj tha se me atë qëndrim kanë mbështetur shtetin e jo Qeverinë.

“Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht që ka qenë një përpjekje e Serbisë për ta shkelur sovranitetin dhe qëndrimi ynë si PDK ka qenë i qartë. Kemi qenë partia e parë opozitare që e kemi mbështetur. Ka qenë gjë e duhur. Ne e kemi mbështetur shtetin e Kosovës dhe jo Qeverinë por tërthorazi edhe Qeverinë. Mendoj që qëndrimi ka qenë i drejtë, i duhur dhe e ka pasur mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Hoxhaj. 

Zyrtari i PDK-së tregoi edhe për arsyet pse PDK-ja nuk moti pjesë në seancën ku u votua Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. 

“Refuzuam meqë përpjekja ishte që të bëhej një spektakël. Natyrisht që Qeveria mori vendim . Qëndismi i PDK-së ishte i qartë. Qëndrimi i partive të tjera ishte i qarte. Nuk ishte fare e nevojshme dhe ishte çdo jashtë realiteti që të kërkohej nga Kuvendi i Kosovës që të sillet edhe një rezolutë e tillë".

Hoxhaj mendon se Kurti ka bërë spektakël politik në rastin kur thirri seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të miratuar Rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. 

“Unë kam qenë gjatë në Qeveri dhe e di që shpeshherë kryeministrat kanë nevojë për një spektakël të tillë. Për shoi televiziv,. Ndoshta për të treguar edhe unitetin. Mendoj që ka qenë e panevojshme Është e nevojshme që në situata të tilla kryeministri dhe presidentja të kërkojnë një konsensus politik për tema të tilla”, ka thënë Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat