Aksidenti i autobusit nga Kosova në Bullgari, MPJD jep informacione për gjendjen e udhëtarëve

Aktuale

Aksidenti i autobusit nga Kosova në Bullgari, MPJD jep informacione për gjendjen e udhëtarëve

Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:52
Autobusi i aksidentuar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sonte ka informuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë qenë brenda autobusit të vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë.

Po ashtu njoftuan se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme.”, ka bërë të ditur ministria.

Sipas të dhënave nga terreni, sipas ministrisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi që autobusi, i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo ka devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat