Kurti flet për shtrenjtimin e rrymës: E kuptoj brengën e qytetarëve, po e trajtojmë intensivisht

Aktuale

Kurti flet për shtrenjtimin e rrymës: E kuptoj brengën e qytetarëve, po e trajtojmë intensivisht

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur rreth  propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Kurti i pyetur se a mund të përballojnë qytetarët këtë shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk ka folur shumë, duke thënë se do të paraqes qëndrimin e tij në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Por, ajo që ka thënë Kurti është se Qeveria që ai e drejton është duke e trajtuar intensivisht këtë problematikë.

“Unë sigurisht që e kuptoj këtë brengë që është e të gjithë neve dhe qeveria është intensivisht duke e trajtuar këtë gjë, mirëpo . Sot do të jem në një konferencë për medie ku do të shprehim qëndrimin tonë dhe do tu përgjigjemi pyetjeve tuaja”, ka thënë Kurti në një adresim për media.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për disa kategori.

Sipas vendimit, shumicën e subvencionimit nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset, derisa energji elektrike pa rritje të çmimit do të paguajnë vetëm ato familje që arrijnë të mos shpenzojnë mbi 600 kwh në muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat