Haradinaj – Kurtit: Veprimet për energjinë a po fshehin diçka më të madhe sesa mospërvoja juaj?

Aktuale

Haradinaj – Kurtit: Veprimet për energjinë a po fshehin diçka më të madhe sesa mospërvoja juaj?

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:59
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë pyetje publike kryeministrit Albin Kurti lidhur me situatën me energjinë elektrike.

“Çmimi i mashtrimit, pasojë e mosdijes apo interesave klienteliste”, nis postimi i Haradinajt në Facebook.

“Pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht?”.

“Kryeministër, qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta arsyetuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk do të mund t’i shpëtosh reagimit qytetar në rastin e parë që ata i marrin faturat që nuk do të mund t’i përballojnë”.

Haradinaj ka numëruar disa prej projekteve të Kurti, sipas tij, i ka kundërshtuar.

“Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lire”.

“Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë”.

“Ka shpenzuar dhjetëra milionë për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri; Njëkohësisht ka vazhuar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra milionë të tjerë të taksapaguesve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat