Donika Gërvalla shkon në Athinë të Greqisë, kjo është arsyeja

Aktuale

Donika Gërvalla shkon në Athinë të Greqisë, kjo është arsyeja

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:47
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare. Në Greqi, kryediplomatja e Kosovës do të takohet me homologun e saj Nikos Dendias.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e MPJ-së, ku thuhet se “fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve”.

“Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj”, thekson njoftimi.

“Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat