Tahiri paralajmëron protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike

Aktuale

Tahiri paralajmëron protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike

Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:45
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Tahiri tha se do të mundohen me çdo mjet ta pengojnë këtë rritje.

“Nuk ka shanse teorike, AAK me i pranu këto tarifa. Ne do të organizojmë protesta, është mjet demokratik. Do të organizohemi në cdo formë me pengu këtë”, tha Tahiri.

Kujtojmë se partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë propozim të ZRrE-së për rritjen e tarifës së energjisë. Lidhur me këtë, do të mbahet nesër një seancë, ku LDK-ja ka thënë se do ta kundërshtojnë këtë paralajmërim skandaloz të Qeverisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat