Sveçla: Ligji për Paga procedohet në Qeveri në muajin mars

Aktuale

Sveçla: Ligji për Paga procedohet në Qeveri në muajin mars

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:48
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

Ai ka thënë se ministrisë po i merr kohë analizimi i ligjit, por që kjo do të shërbejë që ligji të jetë i zbatueshëm.

“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai.

Ministri shtoi se me ligjin që planifikohet të miratohet “do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjatë, të zbatueshëm e funksional të pagave dhe shpërblimeve”, ka deklaruar ministri në Kuvend.

Sveçla ka thënë se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientin për të pasur barazi në sektorin publik.

“Muaj shkurt është i rezervuar për një debat publikim të gjerë”, tha ai.

Ministri në fund të fjalimit tha se në muajin mars do të procedohet ligji për miratim në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat