Deputeti i VV-së: Marketet e mëdha po i kërkojnë haraç prodhuesve

Aktuale

Deputeti i VV-së: Marketet e mëdha po i kërkojnë haraç prodhuesve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Deputeti i LVV-së Eman Rrahmani, ka folur për haraçin që sipas tij vendosin disa prej rrjeteve të marketeve në Kosovë ndaj prodhuesve vendor.

Rrahmani ka thënë se një prej arysejeve të rritjes së çmimit të produkteve bazike është monopoli që kanë krijuar në treg disa prej rrjeteve të marketeve.

“Ka shumë faktor që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, një nga arsyet është krijimi i monolopeve nga ane e rrjetit të marketeve në Kosovë, në përjudhë 10-vjecare këto rrjete kanë arritur të marrin 70% të tregut në Kosovë, duke manipuluar edhe me ulje fallco, duke vendosur kushte ndaj prodhuesve të ndryshëm vendor”, ka deklaruar Rrahmani në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka akuzuar se disa prej këtyre rrjeteve të marketeve, u vendosin haraç prodhuesve vendor.

“Këto rrjete të marketeve i kanë qit haraç prodhuesve vendor dhe atyre që merren me distribuimin e mallrave me shumicë në Kosovë”, shtoi ai, duke paralajmëruar se do të jap edhe emra për njërin nga rrjetet e marketeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat