Haziri reagon ashpër ndaj Jusuf Thaçit: Ky morri i kuq...

Aktuale

Haziri reagon ashpër ndaj Jusuf Thaçit: Ky morri i kuq...

Nga: P.R Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:14
Jusuf Thaçi

Opinionisti Jusuf Thaçi në një nga debatet ku po merr pjesë, ka deklaruar se LDK e viteve 90-ta ishte kundër Adem Demaçit, UÇK-së e të burgosurve politikë.

“Për me definu LDK-në e viteve ’90, unë zakonisht e shtroj pyetjen kush ishte kundër LDK-së së viteve ’90 ose kundër kujt ishte LDK-ja e viteve ’90. E kam fjalën për faktorin e brendshëm në Kosovë. Kjo listë del të jetë relativisht e gjatë. LDK e viteve ’90 ishte kundër figurave emblematike e patriotike të sakrificës duke filluar prej Adem Demaçit e të burgosurve politikë. Ishte kundër LPK-së, ishte kundër Lëvizjes Studentore, ishte kundër UÇK-së”, deklaroi Thaçi.

Nder tjerash, Thaçi ka thënë se LDK-së nuk i falet që pranoi që populli shqiptar të nënshtrohej.

E këto deklarime të Thaçit kanë nxitur reagimin e analistit politik, Nexhat Haziri.

“Ky morri i kuq Jusuf Thaçi, në T7, asesi te pajtohet me faktin se ishte Rugova ai qe ia shkerdheu “murtajen e kuqe” (komunizmin), jo vetëm në Kosovë por edhe në pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë ku jetonin shqiptarët si dhe u bë frymëzim për demokraci edhe në Shqipërinë e sunduar dhe të shkretuar për gati gjysmë shekulli nga komunistët”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat