Gashi për kritikuesit e Kurtit: S’po muj me i ra në fije: a janë debilla, a janë t’poshtër, a të dyjat bashkë?

Aktuale

Gashi për kritikuesit e Kurtit: S’po muj me i ra në fije: a janë debilla, a janë t’poshtër, a të dyjat bashkë?

Nga: A.ZH Më: 21 janar 2022 Në ora: 01:11
Shkëlzen Gashi

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, ka thënë se është e drejtë sovrane e Kosovës të lejojë apo jo zgjedhjet e shteteve tjera në territorin e saj.

Duke komentuar refuzimin e Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese, në Kosovë, Carpenter ka thënë se do të diskutohet me qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e Serbisë për t'u siguruar që “qytetarët, të cilët banojnë në Kosovë dhe Serbi, të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”.

Për këtë ka komentuar ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, duke kritikuar partitë opozitare për kritikat ndaj kryeminstrit, përcjell Bota sot.

"Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë të përcaktojë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj - paska thanë Michael Carpenter, ambasador amerikan në OSBE 😃

Jo se thojshin: u prishën raportet me Amerikën 😃

S'po muj me i ra në fije: a janë debilla, a janë t'poshtër, a të dyjat bashkë...", ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat