Diplomati gjerman ia “përplas” të vërtetën fytyrës Drecunit: Serbët dehen edhe rrihen mes vete, më pas i paraqesin si incidente ndëretnike

Aktuale

Diplomati gjerman ia “përplas” të vërtetën fytyrës Drecunit: Serbët dehen edhe rrihen mes vete, më pas i paraqesin si incidente ndëretnike

Nga: F.B. Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:27
Milovan Drecun

Milovan Drecun ka deklaruar se në çdo 65 orë ndodhë nga një incident ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa vitin që shkoi ka pasur 133 raste të sulmeve ndaj banorëve serb, duke përkujtuar se vite më parë, kur kishte paarqitur sulmet ndaj serbëve para një diplomati gjerman , ai gjakftohtë i kishte thënë se “serbët dehen edhe pastaj rrihen përlahen mes vete” , shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se një nga qëllimet kryesore të ekstremistëve është spastrimi etnik i Kosovë.

“Para dhjetë viteve kur vendosa letrën në tavolinë lidhur me numrin e incidenteve para një pjesëtari të ministrisë së jashtme gjermane që më parë ka qenë ambasador në Kosovë, unë ia sqarova rrezikimin e drejtave të serbëve në Kosovë, ai i ftohtë tha: Mos ju lutem, ato raste janë kur serbët dehen edhe rrihen e përlahen mes vete, e ju i paraqisni i incidente etnike” tha Drecun.

Pas këtij mendimi qëndron politika, mendon Drecun dhe shton se “qëllimi i institucioneve në Prishtinë edhe Kurtit është spastrimi etnik dhe frikësimi për të jetuar atje e ata që janë zhvendos mos të kthehen. Pikërisht për këtë sulmohen të kthyerit dhe ata që kanë simbole si ai i riu me simbolin e ekzistencës- kapelën kombëtare serbe”.

Ai u ndërlidh edhe me qëndrimin fuqive të mëdha se situata në Kosovë ka përparuar.

“Kur shihni numrin e incidenteve, nuk mund të besoni se fuqitë e mëdha perëndimore anëtare të përhershme të KS gjatë shqyrtimit të situatës në Kosovë thonë se ka përparime edhe respektimit të drejtave të njeriut, gjë që i inkurajon ekstremistët” tha Drecun.

Drecun me këtë rast zbulon qëllimin kryesor që kanë Shqipëria edhe Kosova e ai është bashkimi.

“Kosova nuk ka shpall pavarësinë me kanë shtet i pavarur dhe shtet paralel afër Shqipërisë. Ky është hapi më i rëndësishëm për bashkim me Shqipërinë. Kjo shkruan edhe në betimin e pjesëtarëve terrorist të UÇK, e edhe të UÇPMB dhe është projekt i rrumbullaksuar. Tash Edi Rama nga Shqipëria edhe Albin Kurti nga Kosova flasin hapur për referendum të bashkimit. Rruga më e mirë është detyrimi në ndonjë mënyrë i Serbisë që të pranoj Kosovën dhe pajtohemi në anëtarësimin e saj në OKB dhe deri atëherë të kryhet spastrimi etnik” tha Drecun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat