Jo vetëm Covid-19 dhe rritja e çmimit të energjisë, Maliqi paralajmëron tjetër krizë në Kosovë

Aktuale

Jo vetëm Covid-19 dhe rritja e çmimit të energjisë, Maliqi paralajmëron tjetër krizë në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:06
Agon Maliqi

Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, ka paralajmëruar se një krizë tjetër, mund të prek Kosovën.

Ai ka thënë se pos Koronavirusit dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Kosova mund të përballet edhe me krizë më të thellë të çmimeve.

Kjo në rast të shpërthimit të luftës në Ukrainë, pasi ku vend prodhon rreth 15% të eksporteve të drithërave në botë, përcjell Bota sot.

"Na gjeti të papërgatitur Covid gjatë verës pa vaksina, si dhe energjia gjatë dimrit pa kontrata importi. Ndërkohë kish qenë mirë me këqyrë se qysh jemi me rezerva të grurit. Çmimet në tregjet botërore muajt e fundit janë rritur me gati 30 përqind. Ndërkohë, në rast të shpërthimit të luftës në Ukrainë (skenar gjithmonë e më i mundshëm), mund të pritet përshkallëzim edhe më i thellë i çmimeve duke qenë se ky shtet i prodhon rreth 15% të eksporteve të drithërave në botë", ka shkruar Maliqi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat