“Edhe tash i shoh lotët e tij para se me vra serbët”/ Flet nëna e 17-vjeçarit të rivarrosur sot

Aktuale

“Edhe tash i shoh lotët e tij para se me vra serbët”/ Flet nëna e 17-vjeçarit të rivarrosur sot

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:34
Fatime Dvorani, nëna e Nuredin Dvoranit

Fatime Dvorani, nëna e Nuredin Dvoranit, që u vra si 17-vjeçar nga forcat serbe më 1999, thotë se sot ndjeu një gëzim që më në fund ka një varr për djalin e saj, i cili u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Ajo ende e vajton takimin e fundit që e pati me të birin, por thotë se tanimë ka ku t’i derdhë lotët dhe se në përvjetore s’do të shkojë te varrezat veç për hatër të shoqeve të saj, të cilat po ashtu kanë familjarë të vrarë në luftë.

“Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndejta pak, por s’guxoja me ndejtë shumë.

Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zhdrypë në asfalt… e të mysin nër sy temin. Kajti. Edhe qitash i shoh lotët e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat