Nurellari: Qytetarët u bllokuan në kufij, Kurti nxori në pah hipokrizinë ndaj një pjese të kombit

Aktuale

Nurellari: Qytetarët u bllokuan në kufij, Kurti nxori në pah hipokrizinë ndaj një pjese të kombit

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:32
Adri Nurellari

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari ka reaguar pas masave të reja kundër COVID-19 që nuk ua lejojnë qytetarëve të huaj të hyjnë në Kosovë pa test negativ.

Ai tha se hyrja në fuqi e masave pas disa orëve, nuk u ka lënë kohë qytetarëve që të informohen dhe si rrjedhojë u bllokuan në kufi.

“Partia populiste Vetëvendosja dhe lideri i saj karizmatik Kurti e ka ndërtuar karrierën opozitare duke u thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo kur është në pushtet bën krejt të kundërtën përkundrejt bashkëkombësve. Me këtë sjellje ndaj shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe pjesës tjetër të kombit, Kurti nxjerr në pah hipokrizinë e tij të thellë e dëshmon se ai patriotizmin e ka përdorur vetëm si instrument elektoral.” thuhet në një postim në Facebook të Nurellarit.

Tutje, ai deklaroi se vendet e zhvilluara që kanë vendosur këtë rregull, siç e quajti të rreptë, për shtetasit e huaj që numërohen me gishta.

“Kjo është një kërkesë e tepërt dhe e paarsyeshme pasi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, vaksinën e tretë kanë nisur ta administrojnë në fillim të dhjetorit, pra vetëm para pak javësh. Pra edhe po të donin qytetarët që ta merrnin dozën e tretë, do e kishin të pamundur sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë. Ky vendim është përsëritje e sjelljes së njëjtë shpërfillësie ndaj Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të parë qeverisës të Kurtit dy vjet më parë.”

Nurellari tha se gjatë muajve të parë të pandemisë Kurti e mbylli plotësisht kufirin me Shqipërinë ndërkohë që e la plotësisht të hapur me Serbinë.

“Të gjithë e mbajnë mend se si ai e dorëzoi sovranitetin mbi një pjesë të territorit e popullsië në dorën e Beogradit duke lejuar qindra zyrtarë serbë që të hynin në Kosovë dhe të kujdeseshin për shtetasit kosovarë me kombësi serbe. Ndërsa serbët e Kosovës trajtoheshin në spitalet e Vranjës, Nishit e Beogradit dhe lejoheshin të hynin e dilnin lirshëm nga kufiri i Kosovës, kufiri me Shqipërinë mbetej i bllokuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat