​15.247 raste aktive me COVID-19

Aktuale

​15.247 raste aktive me COVID-19

Më: 23 janar 2022 Në ora: 07:42
Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdon të rritet në Kosovë.

Dersia më 1 janar në vendin tonë ishin 492 raste atikeve, tashmë duke u bazuar në të dhënat e 22 janarit janë 14.775 raste aktive më shumë, konkretisht 15.247

Sipas raportit të djeshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat