Një i vdekur, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 23 janar 2022 Në ora: 14:45
Qendra për testim për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Një person ka vdekur dhe 2957 raste të reja me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 458 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi nga MSH:

23 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.

Në total numri i rasteve aktive është 17.743.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat