“Lufto, trimi i vëllaut”/ E dhimbshme: Vëllai i Xhevdet Pozharit në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale

“Lufto, trimi i vëllaut”/ E dhimbshme: Vëllai i Xhevdet Pozharit në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga: M.L. Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:34
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se vëllai i tij, Ardoniti po përjeton momente të vështira sa i përket gjendjes shëndetësore.

Në një postim në Facebook, ai i ka dedikuar një shkrim mjaft prekës vëllait të tij.

Sipas Pozharit, . mjekë e infermierë që pakursyeshëm e sfidojnë veten që ta bëjnë edhe të pamundurën të mundur.

Postimi i plotë:

Ardonit, shpirti i vëllait. Të gjithë po të presim! Pothuajse kaluan 48 orët që për cilindo tjetër do të ishin të pamundura të tejkalohen.

Lufto, trimi i vëllaut. Gjithë ajo dashni e njerëzve për shpirtin tënd të bardh, gjithë ato lutje për ty le të shndërrohen në mburojën tënde, le ta ushqejnë mëshirën e Zotit. Mjekë e infermierë që pakursyeshëm e sfidojnë veten që ta bëjnë edhe të pamundurën të mundur.

Ne kemi nevojë si për ajrin për mirësinë tënde, o ëngjëlli im. Shokët po të presin. Ne familja mbahemi të fortë edhe për ata.

Margaritari,Troja, Arianiti dhe Morea e duan agjën t'iu kthehet. Të kërkojnë. Janë të vegjël, nuk duan t'ia dinë. E duan agjën e tyre.

Mbama dorën shpirt. T'i shkojmë deri në fund kësaj beteje. Ta dëshmojmë se dashnia thyen çdo kufi...

Zot, na i prano lutjet!

Image
Ardonit Pozhari

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat