Masat mbrojtëse kundër Covid-19/ shqiptohen 1261 gjoba, konfiskohen 17 patentë shofer

Aktuale

Masat mbrojtëse kundër Covid-19/ shqiptohen 1261 gjoba, konfiskohen 17 patentë shofer

Më: 24 janar 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Gjatë javës qe shkoi, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, gjegjësisht stacionet policore: Prizren, Prizren VERI, Suharekë, Dragash dhe Mamush kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Jo vetëm këto, por kanë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, “ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme  në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentë shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata.

Vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat