“Zullumi k’putet prej s’trashi”/ Vjen reagimi i Melihate Tërmkollit për Albin Kurtin

Aktuale

“Zullumi k’putet prej s’trashi”/ Vjen reagimi i Melihate Tërmkollit për Albin Kurtin

Nga: N. Sh. Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:48
Melihate Tërmkolli dhe Albin Kurti

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar përmes një postimi në facebook për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti.

Ajo thotë se pajtohet me Kurtin se të këqiat e këtij vendi edhe për rrymën fajin e kanë qeveritë e kaluara.

Sipas saj, ato janë fajtore edhe për ardhjen në pushtet të Albin Kurtit.

Tutje, ajo i drejtohet Kurtit se realitetin po e shndërron ën fantazi.

Reagimi i plotë:

Pajtohem me Kryeministrin Kurti se për krejt të këqiat në këtë vend, pra edhe për rrymën, edhe sot, fajet i kanë qeveritë e kaluara. Për këtë, prandaj duhet pranuar që e kanë fajin edhe që “të sollën” në pushtet!

Kryeministri realitetin po e shndërron në fantazi, ndërsa “fantazinë” e qytetarëve për fat të mirë, nuk e konsideroi ilegale se përndryshe do të kriste edhe një ligj kundër fantazisë së qytetarëve! Nuk është larg mendsh që kjo fantazi të çojë edhe në një mosdëgjueshmëri qytetare për rrymën dhe për tjerat! “Zullumi k’putet prej s’trashi”!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat