Kurti flet për kritikat e opozitës: Kundërshtarët tanë i kanë pritshmëritë më të mëdha se votuesit tanë

Aktuale

Kurti flet për kritikat e opozitës: Kundërshtarët tanë i kanë pritshmëritë më të mëdha se votuesit tanë

Më: 24 janar 2022 Në ora: 17:43
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, të 6 tetorit të vitit 2019, kishte thënë se do ta kenë synim uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai, në Kuvend iu përgjigj deputetëve të opozitës, duke u thënë se premtimet e tij i jep për katër vjet qeverisje dhe jo për vitin e parë.

“Është shumë interesante një numër i madh i kritikave që i bëhet Qeverisë sonë është sikur të ishim në vitin 2024. Jemi akoma në vitin 2022, ka mundësi që këta dhjetë muaj iu janë dukur shumë të gjatë në opozitë. Ama viti është vetëm 2022, nuk është 2024, nuk jemi në përmbyllje të mandatit. Ende nuk është bërë asnjë vit i mandatit tonë dhe ju kërkoni që ne t’i realizojmë premtimet tona katërvjeçare dhe atë të kësaj fushate të fundit, por të asaj para kësaj. Shikoni me çfarë standardi na matni neve”.

“Me fjalë të tjera kundërshtarët tanë i kanë pritshmëritë më të mëdha se votuesit tanë. Votuesit po kërkojnë që premtimet t’i kryejmë për katër vjet, dhe ju po kërkoni që ne t’i realizojmë për 10 muaj. Me fjalë të tjera, pritjet e opozitës janë më të mëdha se të qytetarëve të Kosovës”,ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka shtuar se kanë në plan rindërtimin e Kosovës A edhe për dy blloqe të reja tek Kosova B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat