Ironizion Pal Lekaj: Tash edhe borë kur të bie kanë faj qeveritë e kaluara

Aktuale

Ironizion Pal Lekaj: Tash edhe borë kur të bie kanë faj qeveritë e kaluara

Më: 24 janar 2022 Në ora: 18:32
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka folur në lidhje me krizën e energjisë elektrike, duke thënë se qeveria Kurti është duke u munduar t’i mashtrojë qytetarët.

“Tani nuk është më për t’u çuditur që qeveria Kurti 2 mundohet t’i mashtrojë prapë qytetarët, ashtu siç ka vepruar në fushatë zgjedhore, por ai dallimi në mes fushatës dhe tani përgjegjësitë që i ka si kryeministër i qeverisë së Kosovës, tani është se këtu ka përgjegjësi, atë në fushatë ka mashtruar mjaft qytetarët dhe po del e kundërta dhe sot qeveria Kurti, së bashku me ministrat, u munduan që mos të dramatizojnë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, por kot e kanë se tani qytetarët e kanë kuptuar që shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike është fakt i kryer”, u shpreh Lekaj në InfoMagazine.

Tutje Lekaj theksoi se është momenti i fundit që qytetarët të ngritën në revoltë popullore, teksa, sipas tij, është Kurti që po i shtyn, me vetëdije apo pa vetëdije.

“Durimit i ka ardhur fundi edhe nga qytetarët dhe zhgënjimi është parë që në muajt e parë dhe po shihet se po ngritët ajo revolta e qytetarëve, sepse përpos energjisë elektrike, që do të bëhet në 100 përqind, kemi edhe artikujt të tjerë ushqimorë që u është rritur mjaftë çmimi”, shtoi Lekaj.

Lekaj shtoi gjithashtu se kryeministri Kurti ka qenë kundërshtuesi më i madh i investimeve në sektorin e energjisë elektrike.

“Zotëri Kurti vetë ka qenë kundërshtuesi më i madh i investimeve në sektorin e energjisë elektrike. Tani të hedhë fajin në 20 vitet e kaluara është e pakuptimtë, tani është bërë sinonim i 20-vjeçarit, tash edhe borë kur të bie, kanë faj qeveritë e kaluara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat