​Kriza energjetike, Berisha: Prokurori i Shtetit të nisë hetime për humbjet që po i shkaktohen Kosovës

Aktuale

​Kriza energjetike, Berisha: Prokurori i Shtetit të nisë hetime për humbjet që po i shkaktohen Kosovës

Më: 24 janar 2022 Në ora: 18:53
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka akuzuar Qeverinë Kurti për krizën energjetike në Kosovë, duke kërkuar njëherësh nga Prokurori i Shtetit të nisë hetimet në lidhje me humbjet energjetike.

Ai në debatin parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka përsëritur se rritja e çmimeve të energjisë elektrike është e jashtëligjshme dhe se PDK-ja është kundër kësaj rritjeje.

Berisha: Prokurori i Shtetit të nisë hetime për këto humbje të qëllimshme që po i shkaktohen Kosovës

Kriza energjetike në Kosovë nuk erdhi si rezultat i krizës globale sepse Kosova nuk u ndikua nga kriza globale energjetike... Kosova nuk varet as nga gaz-përçuesi Gazprom, as Nord Stream, as naftësjellësit, as nga kriza politike në Rusi e Ukrainë dhe këto arsyetime nuk qëndrojnë. Kryeministri dhe Qeveria e tij e solli këtë krizë si rezultat i keqmenaxhimit sepse nuk u krijuan rezervat energjetike me kohë, u ndërhy me urdhra politik në riparimet e KEK-ut pa u bërë inspektimet e duhura dhe për pasojë krijuan avari në bllokun 2 duke shkaktuar miliona euro për KEK-un dhe Kosovën. Tani po keqpërdorni para për të ashtuquajturin ekspert dhe për këtë kisha kërkuar nga Prokurori i Shtetit të nisë hetime për këto humbje të qëllimshme që po i shkaktohen Kosovës”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat