Ministrja Donika Gërvalla infektohet me Covid-19, ka një thirrje publike

Aktuale

Ministrja Donika Gërvalla infektohet me Covid-19, ka një thirrje publike

Nga: A.M. Më: 24 janar 2022 Në ora: 20:18
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është infektuar me Covid-19.

Gërvall këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Të dashur miq, të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t'u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t'i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme”, u shpreh ministrja Gërvalla, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t'u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t'i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme.

Ju lutem, vaksinohuni sa më parë. Vaksinimi është në radhë të parë shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët. Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat