Vetura luksoze e ish-spiunit të BIA-së, deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, ka vlerën mbi 30 mijë euro

Aktuale

Vetura luksoze e ish-spiunit të BIA-së, deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, ka vlerën mbi 30 mijë euro

Nga: H.O. Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branislav Nikoliҫ ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 100 mijë euro, poashtu edhe ndërtesa, pikë karburanti, tokë (25 hektarë) në vlerën 158 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon edhe një veturë luksoze që kap vlerën 31,900 euro.

Deputeti serb ka deklaruar se mban të kursyera mbi 77,800 euro në Shtërpcë dhe rreth 8 mijë euro në Beograd.

Mbi 35 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore, nga paga në Kuvendin e Kosovës, përqindja e trustit dhe kompensime.

Ndërkaq të hyrat e bashkëshortes që punon në Komunën e Shtërpcës, janë mbi 6 mijë euro dhe përqindja nga trusti mbi 800 euro./Bota sot

Image
Branislav Nikoliҫ
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat