Pozhari tregon si iu sëmur papritmas vëllai: Para se ta përfundojë abdesin dhe të lidhet në namaz...

Aktuale

Pozhari tregon si iu sëmur papritmas vëllai: Para se ta përfundojë abdesin dhe të lidhet në namaz...

Nga: P.R Më: 24 janar 2022 Në ora: 23:02
Xhevdet Pozhari

Ditë më parë, analisti politik, Xhevdet Pozhari në një postim në facebook ka treguar se vëllai i tij, Ardoniti po përjeton momente të vështira sa i përket gjendjes shëndetësore.

E në një postim të radhës, Pozhari ka treguar detajet e gjendjes shëndetësore të vëllait të tij.

"Ndjej obligim që t'ju njoftoj se beteja po vazhdon! Trimi i vëllaut po ushqehet me dashninë, dhembjen dhe lutjet e juaja. Gjendja është stabile, por vazhdon të jetë kritike pas gjakderdhjes së befasishme në tru, në një pjesë tepër të ndjeshme ku gjasat e mbijetesës nuk janë të mëdha. Por, shpresë gjithmonë ka! Kjo falë vullnetit të Zotit, angazhimit të pakursim të mjekëve, dashnisë dhe lutjeve tuaja”, ka shkruar Pozhari, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq e dashamirë,

Ju faleminderit për interesimin e jashtëzakonshëm, solidaritetin, humanizmin dhe lutjet për vëllain tim, Ardonitin.

Ndjej obligim që t'ju njoftoj se beteja po vazhdon! Trimi i vëllaut po ushqehet me dashninë, dhembjen dhe lutjet e juaja. Gjendja është stabile, por vazhdon të jetë kritike pas gjakderdhjes së befasishme në tru, në një pjesë tepër të ndjeshme ku gjasat e mbijetesës nuk janë të mëdha. Por, shpresë gjithmonë ka! Kjo falë vullnetit të Zotit, angazhimit të pakursim të mjekëve, dashnisë dhe lutjeve tuaja.

Ardoniti, për ata që nuk e dinë, është njeriu më shpirtbardhë që mund të ekzistojë. Një ëngjëll që ecë në tokë. Është mburrja ime.

Të premten e kaluar, kur është zgjuar për të dal në punë dhe për të bërë shpërndarjen e produkteve të firmës në të cilën punon, me ardhjen e kohës së faljes së namazit të xhumasë, është ndalur aty ku e ka zënë orari, në një xhami në Istog. Ka parkuar veturën dhe ka shkuar të merr abdes. Para se ta përfundojë abdesin dhe të lidhet në namaz me Krijuesin, gjendja i keqësohet vetvetiu papritur dhe humb ndjenjat. Falënderoj të gjithë njerëzit që kanë intervenuar shpejtë në ato momente derisa ne familja brenda pak minutave jemi vënë në dijeni.

Gjakderdhja në trurin e mesëm ka qenë shumë serioze. Operimi ka zgjatur thuajse 4 orë. Për shumëke do të ishin pasoja fatale. Por, Ardoniti po lufton. Kanë mbetur edhe 24 orë betejë që të kuptojmë diçka më shumë!

Lajmin e fundit të mirë që kam marrë nga ai ishte se këtë vit kishte vendosur ta kurorëzonte dashurinë e tij me martesë. Dua të jetoj me shpresën që sivjet do ta shoh dhëndër, ashtu siç ma ka lënë amanet edhe babai i ndjerë.

Andaj, unë dhe familja ime ju falemnderojmë të gjithëve për lutjet, përkrahjen dhe solidaritetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat