-18 gradë C mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës, çka paralajmërohet për ditët e ardhshme?

Aktuale

-18 gradë C mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës, çka paralajmërohet për ditët e ardhshme?

Më: 25 janar 2022 Në ora: 09:15
Aeroporti i Prishtinës, foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar se sot në Aeroportin e Prishtinës, është regjistruar temperatura -18C, derisa në qytet -14C.

Sipas PW’së, kjo ditë parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mot i acartë pritet të mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.

“Acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave.  Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C. Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin”, ka njoftuar kjo faqe.

Por, sado që këto temperatura të regjistruara janë të ulëta, temperatura më e ulët në Prishtinë është regjjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27. C.

“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000.  Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017.

Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive”, thuhet në postim.

Image
Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat