Albin Kurti nuk ju shëron dot nga ankthet e luftës, kur ‘Gjarpni’ ju ka rrahur me maskë dhe pa maskë!

Aktuale

Albin Kurti nuk ju shëron dot nga ankthet e luftës, kur ‘Gjarpni’ ju ka rrahur me maskë dhe pa maskë!

Nga: I. M. Më: 25 janar 2022 Në ora: 09:49
Albin Kurti, i kritikuar ashpër nga opozita

Hajnat në burg e kanë vendin, ia kujton familja Imeri në një reagim të saj politikës vendore. Ndërsa, kritikëve të politikës së Albin Kurtit ua kujton që ai nuk mund të mjekojë plagët e atyre që komandant “Gjarpni” ua ka shkaktuar nëpër burgjet e luftës në Kosovë.

Madje, as atëherë, kur ai i ka rrahur me maskë dhe pa maskë.

Po ashtu disa mediave ua kujton se nuk mund të arrijnë gazetarët poste si në kohën e Thaçit, kur e shantazhonin për të arritur qëllime private, poste të larta apo përfitimi tjetër, si dhe politikanë opozitarë.

Koha e sundimit të ligjit po vjen, sipas vlerësimeve në reagim, ndërsa Thaçin mund ta vizitojnë në Hagë tani dhe në të ardhmen.

Në vijim lexojeni tekstin e plotë të familjes Imeri në Fb.

Shihet se u mungon i akuzuari i Hagës u mungojnë edhe sheqerkat.

Duhet ta keni të qartë se ai do t’ju mungojë gjatë, shumë gjatë, atë mund ta vizitoni në Hagë dhe pastaj, në Hagë.

-Nuk mundet Albin Kurti t’u shëroj juve nga ankthet traumat e luftës që keni përjetuar në burgjet ku ‘Gjarpni’ ju ka rrahur me maskë dhe pa maskë, ju vet keni bërë dosje për të tani po harroni se ai po gjykohet edhe për ju..

Albin Kurtin nuk mund ta shpallni shef të burgut t' Likovcit t'Llapit Gollakut, Cahanit dhe as të burgjeve tjera..

Albin Kurti nuk ka dhënë urdhër për vrasje shqiptarësh dhe rivalësh politik, Albin Kurti nuk ka vjedhur as blerë vota, ai ka fituar në formën më plebishitare, tash duroni se shtetbërja është proces i gjatë dhe ...

Kanë ikur ato kohëra kur gazetar dhe politikanë që kanë kërcënuar Thaçin merrnin poste dhe para në këmbim të kërcënimeve.

Tash jemi në fazen e çkapjes së shtetit, duhet të keni durim, ai që shpërndante dhurata nuk është më në mesin tuaj fatbardhësisht, tash është koha të jetoni të pavarur nga 'dhuratat'.

Shtetin e rrënuar të plaçkitur për më shumë se dy dekada duhet ndërtuar nga themelet, këtë po e bën Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Hajnat në burg e kanë vendin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat