Çitaku befason me deklaratën: Do të doja që Dardan Sejdiu t’i bashkohej PDK-së

Aktuale

Çitaku befason me deklaratën: Do të doja që Dardan Sejdiu t’i bashkohej PDK-së

Më: 25 janar 2022 Në ora: 22:34
Dardan Sejdiu

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të dëshironte që Dardan Sejdiu t’i bashkohej subjektit të saj.

Citaku ka komentuar emërimet në komunën e Prishtinës, ku është përmendur edhe emri i Dardan Sejdiut. Citaku ka thënë se për emërime duhet të pyetet kryetari i PDK-së për degën e Prishtinës, Uran Ismaili, mirëpo shtoi se e çmon Sedjiun.

“E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së”, ka thënë ajo.

Sejdiu në të kaluarën ka qenë pjesë e VV-së dhe ka pasur kritika të ashpra për PDK-në, mirëpo Citaku shtoi se këto nuk do të ishin problem për përafrim. 

“Shumë persona që kanë folur kundër PDK-së, tani janë pjesë e jona dhe janë bashkuar gjatë viteve. Jemi në demokraci. Në qeveri ka shumë persona që në të kaluarën kanë qenë pjesë e jona dhe kanë folur kundër VV-së”, shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat