Ҫitaku, Molliqaj e Buja po e çojnë në vend amanetin e Thaҫit, ndarjen e Kosovës

Aktuale

Ҫitaku, Molliqaj e Buja po e çojnë në vend amanetin e Thaҫit, ndarjen e Kosovës

Nga: H.O. Më: 26 janar 2022 Në ora: 08:42
Buja/Çitaku/ Molliqaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Publicisti dhe profesori, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se projekti i ndarjes së Kosovës, është shumë i vjetër, i nisur që nga Serbia. Këtë projekt thotë se e kishte përkrahur edhe Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviҫ.

“Ndarja e Kosovës është histori e moçme e Serbisë, është interes kombëtar dhe nacional i Serbisë. Lidhur me këtë janë bërë skica projekte dhe janë vijëzu harta. Shumë herët moti baba i kombit serb Dobrica Qisiqi e pat hudhë iden për ndarjen e Kosovës pa luftë. Një ide te këtillë nuk e ka refuzuar as kasapi Sllobodan Millosheviq”, thotë ai.

Image
Binak Maxharraj

Maxharraj thotë se ‘këtë ide makabre e përqafoi edhe Shtabi i Rognerit në krye me Hashim Thaҫin’.

“Bile ai se bashku me Baton Haxhiun, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Ramën me ndihmën e sorosve e aprovuan këtë ide për të cilën u aktivizuan fuqishëm dhe lobuan në mbarë botën që kjo të ndodhë, sepe Edi Rama dhe Hashim Thaçi ishin pro Serbisë në lidhje me këtë. Ishte çdo gjë gati që t’i futej konopi Kosovës për ndarjen e saj. Por plani u dështoi këtyre matrapazëve, tuxharëve për ndarjen e Kosovës kur këtë ua ndaloi Amerika dhe Gjermania me ç'rast Hashim Thaqi u dërgua në Hagë për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Dhe Kosova shpëtoi pa u ndarë”, vlerëson ai.

Por Maxharraj thotë se ‘për ndarjen e Kosovës ishin edhe do mendje të pluhurosura të Kosovës si Rexhep Qosja, Lutfi Haziri, Vlora Çitaku fuqishëm e përkrahte Thaçin në këtë ide’.

“Më fjalë tjera e gjithë PDK ishte për ndarjen e Kosovës anipse këtë e bënte në heshtje pa i kundërvu aspak Hashim Thaҫit për realizimin e këtij projekti pro serb dhe antishqiptar. Se sa PDK nuk mund të bëjë as një hap pa Listëb Serbe, pra pa Serbinë u pa edhe këto ditë kur nuk votoi, nuk mori pjesë në aprovimin e rezolutes së Parlamentit të Kosovës që Serbia të mos ketë qasje në Kosovë përmes referendumit, anipse pro kësaj ishin vendet e QUINTIT por edhe Amerika me një gjysmë zëri”, tha Maxharraj.

Ai thotë se kësaj radhe si çdo here, PDK e tregoi fytyrën e vetë pro serbe, sepse ajo nuk mundet pa të sepse në të gjitha proceset e shkatërrimit të Kosovës pas luftës PDK e ka pas me vete Listën Serbe.

“Por ëndrrat e bukura për ndarjen e Kosovës po shihen edhe këto ditë. Dardan Molliqaj i PSD doli hapatas se e përkrah ndarjen e Kosovës. Por si për çudi projektit për ndarjen e Kosovës sot iu bashku edhe Ramë Buja, nënkryetari i PDK. Pra, me një fjalë krejtë PDK është e kësaj iniciative që e qojnë në vend nëse munden amanetin e Hashim Thaçit”, thotë publicisti Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat