Vjen një dorëheqje në AAK, kjo është arsyeja

Aktuale

Vjen një dorëheqje në AAK, kjo është arsyeja

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:12
AAK

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Lulzim Kabashi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai tha se tash e tutje angazhimi i tij në AAK do të jetë vetëm si anëtar i thjeshtë.

Kabashi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas rezultatit jo të kënaqshëm të AAK-së në Prizren për disa palë zgjedhje.

Kështu ai tha se përmes këtij vendimi do të hap rrugë për kuadro të reja.

“Fakti i një rezultati jo të kënaqshëm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është më se e domosdoshme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale. Pasi veç jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant të AAK-së!

Pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Një përvoje jashtëzakonisht të mire dhe sfiduese, e në të njëjtën kohë dhe një pune sfilitëse,

Fakti i një rezultati jo të kënaqshëm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është më se e domosdoshëme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale.

Pasi veq jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë.

Poashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore.

I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren , ku dhe ju bëjë thirrje që të gjithë

Ata ose Ato të cilët janë të interesuar të hyjnë në garën politike , që kanë ambicie , energji dhe sjellin vlera të reja , të garojnë dhe të marrin përgjegjësi legjitime përmes zgjedhjeve në AAK-ë.

Poashtu dua të theksoj se në kuadër të AAK-së dega në Prizren dhe Aleancës në nivel qendrorë, pata rastin dhe kënaqësinë të njoh njerëz të mrekullueshëm, profesional dhe atdhetarë të cilët prezantojnë vlera të larta njerëzore e kombëtare, e posaçërisht një respekt të veçante kam për kryetarin e AAK-së Z.Ramush Haradinaj i cili është një njeri me vlera të rralla dhe ishte fat i madh për

Mua që për një kohë relativisht të gjatë isha njëri prej bashkëpunëtorëve të tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat