Kurti: Përpjekjet dhe përkushtimi ynë për luftën kundër korrupsionit ka nisur të jap rezultatet e para

Aktuale

Kurti: Përpjekjet dhe përkushtimi ynë për luftën kundër korrupsionit ka nisur të jap rezultatet e para

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:45
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se përpjekjet e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit kanë dhënë rezultatet e para.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti tha se përmirësimi për 17 pozita të vlerësimit të Transparacy International, tregon përkushtimin e ekzekutivit për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e korrupsionit.

Ai u shpreh optimist se ky sukses do të reflektojë pozitivisht edhe në vendimet e BE-së për Kosovën. Teksa theksoi se është edhe forcim i besimit të investitorëve të jashtëm për të investuar në Kosovë, siç tha pa frikë nga shantazhi dhe haraçi i së kaluarës.

Kurti: Përpjekjet dhe përkushtimi ynë për luftën kundër korrupsionit ka nisur të jap rezultatet e para

“Përmirësimi për 17 vende i pozitës së Kosovës përbënë lajm shumë të mirë. Tregon se përpjekjet dhe përkushtimi ynë për luftën kundër korrupsionit institucional dhe krimit të organizuar kanë nisur të japin rezultatet e para. Ky sukses besoj se do të reflektohet pozitivisht në proceset dhe vendimet e Brukselit për vendin tonë. Por edhe në forcimin e besimit të investitorët e jashtëm për të investuar kapitalin e tyre këtu, pa frikë nga shantazhi dhe haraçi i së kaluarës. Që kur e morëm detyrën në mars të vitit 2021 dëshmuan vendosmëri për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e krimit në çdo pjesë të vendit. Pa marrë parasysh se cilit grup etnik dhe interesi i takonin kriminelët dhe të korruptuarit”, tha ai.

Para kabinetit qeveritar, Kurti foli edhe për gjendjen me pandeminë COVID 19 duke thënë se situata aktualisht është e rëndë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Kurti: Gjendja me pandeminë është e rënduar

“Gjendja është e rënduar edhe tani. Kjo rritje e shpejt e rasteve e rritë numrin e spitalizimeve dhe ngarkesën mbi sistemin tonë shëndetësor dhe mund të rezultojë në më shumë vdekje. Neve po na duhet të kujdesim si për shëndetin e popullsisë dhe po ashtu edhe kapacitetet e shëndetësisë. Të gjithë e dinë mirë kapacitetet e spitaleve tona....u bëjë thirrje të gjithëve që të vaksinoheni dhe të ftoni edhe të tjerët të që të vaksinohen, të marrin dozën e tretë. Duhet të ruajmë shëndetin dhe jetën tonë, të njëri-tjetrit dhe të secilit. Në këtë ballafaqim duhet të jemi bashkë dhe duhet të dalim fitimtar”, përfundoi ai.

Në bazë të vlerësimit të përvjetshëm të Transparency International, Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021. Pas tri vitesh stagnimi në fushën anti-korrupsion, vendi ka rikthyer tri pikë dhe renditet me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat