LDK dhe PDK lëshojnë sallën, Kuvendi pa kourum

Aktuale

LDK dhe PDK lëshojnë sallën, Kuvendi pa kourum

Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:43
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar 17:10) -Kuvendi shqyrton disa projektligje, nuk ka vendimmarrje

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar disa projektligje derisa nuk ka arritur të vendosë në votim asnjë prej tyre për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputetë e opozitës kanë lëshuar sallën pasi ka dështuar të votohet propozim rezoluta e tyre lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, në të cilën nuk ka marrë pjesë në votim partia në pushtet.

Seanca ka vazhduar me shqyrtimin e dhjetëra projektligjeve ndër të cilat edhe atë për tokën ndërtimore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu derisa ka paraqitur për shqyrtim në parim këtë projektligj ka bërë të ditur se në këtë mënyrë bëhet përcaktimi pronës mbi tokën ndërtimore dhe mënyrën e shfrytëzimit të saj, përcaktimin e procedurës për transferimin e tokës ndërtimore në pronësi shoqërore, private apo të komunës.

Haxhiu: Ligji i vjetër mbi tokën ndërtimore paraqet pengesë për zhvillimin e të drejtëve të qytetarëve të Kosovës

“Toka ndërtimore në Kosovë është rregulluar me Ligjin mbi tokën ndërtimore, ky ligj është ende në fuqi sepse asnjëherë nuk është zëvendësuar apo shfuqizuar me ndonjë ligj tjetër, pra bëhet fjalë për ligjin e vitit 1986. Me ndryshimin e rrethanave politike ekonomike dhe juridike në Republikën e Kosovës zbatimi i ligjit të vjetër për tokën ndërtimore ka hasur në mangësi dhe zbrazëti dhe paraqet pengesë për zhvillimin e përgjithshëm dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se projektligji në fjalë është hartuar bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe i njëjti përcakton proceduat lidhur me definimin e tokës ndërtimore përmes dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Projektligji për tokën ndërtimore nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së vendimmarrjes, njësoj sikur projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, atë për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore dhe dhjetëra të tjerë që janë shqyrtuar në seancën e sotme.

Pas shqyrtimit të këtyre projektligjeve, seanca ka shkuar në pushim prej 30 minutash

***

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare me disa pika të rendit të ditës të cilat nuk ishin përfunduar në seancat e kaluara.

Por për të vazhduar debatin për këto pika të mbetura, nuk ka kuorum.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pasi që opozita lëshoi sallën tha se seanca do të vazhdojë me prezantimin disa projektligjeve meqë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për disa pika të cilat ishin paraparë të hyjnë në votim.

“Për shkak që nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për disa prej pikave që duhet të hyjnë në votim do të vazhdojë me pikat e mbetura ku nuk është shtjerrë debate dhe kemi prezantim të projekt ligjeve. Po vazhdoj me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj, ministri i Mjedisit ka paraqitur projektligjin për mbeturina por i njëjti nuk ka kuorum.

Mes tjerash votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik dhe votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 janë shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

***

Kuvendi nuk ka kuorum për votim

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare me disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara e për të cilat nuk ka përfunduar debati, meqë nuk ka kuorum për t’u votuar ato për të cilat tashmë është shtjerrë debati.

Pas lëshimit të sallës nga opozita, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se seanca do të vazhdojë me prezantimin e disa projektligjeve meqë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për disa pika të cilat ishin paraparë të hyjnë në votim.

Bogujevci: Nuk kemi kuorum për disa pika që duhet të hyjnë në votim

“Për shkak që nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për disa prej pikave që duhet të hyjnë në votim do të vazhdojë me pikat e mbetura ku nuk është shtjerrë debate dhe kemi prezantim të projekt ligjeve. Po vazhdoj me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj, ministri i Mjedisit ka paraqitur projektligjin për mbeturina por i njëjti nuk ka kuorum për vendimmarrje.

Gjithashtu votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik dhe votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 janë shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

Tahiri: Të arrihet konsensus nacional për situatën me energjinë

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se deputetët e shumicës nuk duhet të ikin nga përgjegjësia lidhur me çështjen aktuale me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Pas deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së, edhe ata të AAK-së kanë lëshuar seancën pas dështimit të votimit të propozim rezolutës për ngritjen e çmimit të energjisë.

“Ne si grup parlamentar do të ju lirojmë sot, nëse mundeni me vazhdu e i keni numrat vazhdoni, mirëpo thërras të ulemi, të bëhet një konsensus nacional në të kundërtën ja pafshi qyken e hajrit ngritjes së çmimit të energjisë ju si qeveri”, ka thënë Tahiri.

 Kusari-Lila tregon pse deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votimin e rezolutës

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se rezoluta e propozuar nga partitë opozitare lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike nuk u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pasi partitë opozitare lëshuan sallën e seancave plenare, Kusari-Lila ka thënë se nëse opozita dëshiron të gjejë zgjidhje duhet të ofrojë alternativa në raport me krizën energjetike dhe jo bojkot.

Kusari-Lila: Rezoluta e propozuar nga opozita nuk u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit

“Nëse duan të gjejnë zgjidhje atëherë le të ofrojnë alternativa në raport me krizën energjetike por jo bojkotin dhe mënyrën se si ata e paralajmëruan votimin e një rezolute e cila as nuk u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Republikës”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është i angazhuar të dërgojë komentet në raport me modelet të cilat sipas saj do të jenë sa më të përshtatshme që të përballet kriza energjetike dhe të mos dëmtohet interesi i qytetarëve të Kosovës.

Kusari-Lila: Grupi parlamentar i Vetëvendosjes nuk ka marrë pjesë votim derisa procesi i konsultimeve është ende i hapur

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka kundërshtuar as nuk e ka miratuar, gjegjësisht nuk ka marrë pjesë në votim përderisa është procesi i konsultimeve të hapura ende pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nuk ka vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike, ka diskutim dhe propozim nga Zyra e rregullatorit të Energjisë, si treta, shtrenjtimi i rrymës nuk është se i përjashton katër komunat e veriut, katër komunat e veriut janë jashtë sistemit rregullues aktual të Kosovës si rrjedhojë e periudhës 22 vjeçare. Nuk është kjo qeveri që ka ndryshuar në raport me favoret atje, janë qeveritë e deritashme në atë qe e kanë sjellë këtë situatë dhe këtë rrethanë”, ka thënë Kusari-Lila.

Edhe LDK lëshon sallën, thonë se Vetëvendosje është për shtrenjtim të energjisë elektrike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar deputetët shumicë për mospjesëmarrje në votimin e propozim rezolutës së dalë nga debate parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se me këtë veprim, deputetët e Vetëvendosjes kanë treguar që janë për shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë.

Zemaj ka thënë se qeveria nuk është e aftë të mbrojë interesin e përgjithshëm të vendit.

Zemaj: Grupi i mazhorancës po tregon që është për shtrenjtim të energjisë elektrike

“Grupi i mazhorancës me mos votimin tregoi që është pro shtrenjtimit të rrymës, pro shtrenjtimit i cili është tregues i qartë dhe domosdoshmërisht duhet në një farë forme të ndërprehet. Andaj, edhe pjesëmarrja jonë e mëtutjeshme nuk tregon qoftë edhen në cilësinë e mbarë vajtjes së punës së Kuvendit sepse nuk ka termë dhe interes më të madh ose më madhor sesa tema e energjisë dhe pandemisë, për ju nuk janë interes por këtë do ta vlerësojnë qytetarët e vendit, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik të cilat e parandalojnë skajshmërisht varfërinë e këtij populli nga mospërgjegjësia e kësaj qeverise, nuk është e tepër ta qeverisim populliste”, ka thënë Zemaj. 

PDK e LDK lëshojnë sallën e kuvendit

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit pasi nuk u votua rezoluta e propozuar nga partitë opozitare që ndalon shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kuvendi pati kuorum të mjaftueshëm për të marrë vendim që bllok-tarifat e propozuara nga ZRRE të votohen kundër përmes rezolutës së propozuar nga ta, por sipas tij, ishte grupi parlamentar i VV-së ajo që nuk e mundësoi një gjë të tillë.

“Përfaqësuesit e qytetarëve që janë në këtë kuvend do të duhej të kenë qëndrim për këtë çështje dhe ne si parti opozitare e deklaruam votën tonë, ndërsa mazhoranca abstenoi nga votimi që është e papranuar sepse këtu shihet që kemi një koordinim të mirë të këtij grupi parlamentar me kryeministrin Kurti dhe ZRRE-n”, ka thënë Tahiri.

Më tej, ai tha se kjo është arsyeja se pse grupi parlamentar i PDK-së nuk do të vazhdoj të qëndrojë në seancën e sotme, sepse sipas tij, nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarët sesa hedhja poshtë e këtyre tarifave.

“Hyrja në fuqi e këtyre tarifave, për qytetarët është dëm i madh. Gjithë kjo situatë që është krijuar si rezultat i ngritjes së çmimeve të produkteve, naftës e  tash edhe të energjisë elektrike, besoni se po e bëjnë jetën të papërballueshme për qytetarët e Kosovës”.

“Prandaj, ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë sepse shihet qartë se ju jeni së bashku me ZRRE-n keni koordinim të ngushtë edhe me Kurtin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, prandaj ju vazhdoni me rëndu jetën e qytetarëve e ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj maskarade”, ka thënë Tahiri.

Përveç PDK-së, sallën e Kuvendit të Kosovës e lëshoi edhe LDK-ja.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, tha se grupi parlamentar i VV-së tregoi se është pro shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike, e që sipas tij, në një formë duhet të ndalet.

“Andaj edhe pjesëmarrja jonë nuk tregon qoftë edhe në cilësinë e mbarëvajtjes se punë së kuvendit sepse s’ka temë më të madh sesa tema e energjisë dhe pandemisë, për ju nuk janë interes ndërsa ne do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik që parandalojnë varfërinë e popullit nga papërgjegjësia e kësaj qeverie populiste”, ka thënë Zemaj

****

Votimi për propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes.

Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Bogujevci: Votimi i propozim rezolutës lidhur me energjinë shtyhet për një tjetër seancë

 

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje, kjo pikë shtyhet për një seancë të radhës”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Sardanda Bogujevci.

Diskutimet lidhur me këtë pikë kanë përfunduar në seancën e kaluar. 

Glauk Konjufca rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujvci në seancën e sotme në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

Bogujevci: Kryetari ka rezultuar me COVID

“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë Bogujevci.

***

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

***

Do të mblidhen sot deputetët e Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë plenare. Në red të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i raportit vjetor financiar i buxheti të Kosovë për vitin 2020, shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin “Kosmonte Foods” Sh.P.K.

Po ashtu në rend ditës është edhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Rendi i ditës

1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara nga Seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021 dhe 21 janar 2022:

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

4. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare më 20 dhe 21 janar 2022:

1. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat