Haradinaj vaksinohet për herë të tretë, i kërkon qeverisë që t’i heq masat kufizuese

Aktuale

Haradinaj vaksinohet për herë të tretë, i kërkon qeverisë që t’i heq masat kufizuese

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:04
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është vaksinuar sot me dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen poashtu.

Ndërkaq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i heq masat kufizuese ndaj virusit Covid-19.

“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat