Edhe LDK lëshon sallën, thonë se Vetëvendosje është për shtrenjtim të energjisë elektrike

Aktuale

Edhe LDK lëshon sallën, thonë se Vetëvendosje është për shtrenjtim të energjisë elektrike

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:11
Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar deputetët shumicë për mospjesëmarrje në votimin e propozim rezolutës së dalë nga debate parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se me këtë veprim, deputetët e Vetëvendosjes kanë treguar që janë për shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë.

Zemaj ka thënë se qeveria nuk është e aftë të mbrojë interesin e përgjithshëm të vendit.

Zemaj: Grupi i mazhorancës po tregon që është për shtrenjtim të energjisë elektrike

“Grupi i mazhorancës me mos votimin tregoi që është pro shtrenjtimit të rrymës, pro shtrenjtimit i cili është tregues i qartë dhe domosdoshmërisht duhet në një farë forme të ndërprehet. Andaj, edhe pjesëmarrja jonë e mëtutjeshme nuk tregon qoftë edhen në cilësinë e mbarë vajtjes së punës së Kuvendit sepse nuk ka termë dhe interes më të madh ose më madhor sesa tema e energjisë dhe pandemisë, për ju nuk janë interes por këtë do ta vlerësojnë qytetarët e vendit, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik të cilat e parandalojnë skajshmërisht varfërinë e këtij populli nga mospërgjegjësia e kësaj qeverise, nuk është e tepër ta qeverisim populliste”, ka thënë Zemaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat