Deputetja e LDK-së: Lajm i pabesueshëm, por i vërtetë, LVV nuk u rreshtua me popullin e varfër

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Lajm i pabesueshëm, por i vërtetë, LVV nuk u rreshtua me popullin e varfër

Nga: M.L. Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:32
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Ka dështuar edhe njëherë votimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës, me të cilën kërkohet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Deri te dështimi erdhi për shkak të mungesës së kuorumit.

Në votim kanë marrë pjesë 30 deputetë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë.

Ky veprim i partisë në pushtet ka nxitur reagime të shumta të opoztës.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se LVV Nuk u rreshtua me popullin e varfër, me të papunët, me të paguarit dobët e pa sigurim shëndetësor.

Lajm i pabesueshëm, por i vërtetë! LVV, partia populiste, ish-opozitë që ka kundërshtuar çdo arritje në Kosovë dhe me orientim socialdemokrat e dikur e majtë radikale, në vend se të votonte kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk mori pjesë në votim.

Nuk u rreshtua me popullin e varfër, me të papunët, me të paguarit dobët e pa sigurim shëndetësor. Ne, opozita, kundërshtuam njëzëri shtrenjtimin e rrymës, pasi cenon standardin minimal jetësor, rëndon shportën familjare dhe do të redukton investimet në arsimimin e fëmijëve nga prindërit, paga e të cilëve do të shkojë më shumë për faturat e energjisë elektrike”, është shprehur ajo.

Sipas deputetes Rexhepi, deputetët e LVV-së nuk dolën në anën e popullit e qytetarëve, në emrin e të cilit fituan vota, por në anën e liderit që ua kontrollon edhe duart e votimit, kundërshtimit e abstenimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat