E konfirmon Dardan Sejdiu, tregon a do të jetë nënkryetar i komunës së Prishtinës

Aktuale

E konfirmon Dardan Sejdiu, tregon a do të jetë nënkryetar i komunës së Prishtinës

Më: 26 janar 2022 Në ora: 18:41
Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu ka konfirmuar se nuk do të jetë nënkryetar i komunë së Prishtinës.

Sejdiu ka thënë se si propzim i mundshëm do ta nderonte për hirë të punë që ka bërë në kaluarën në komunë, por që nuk ka menduar rikthimin në politik.

Sipas Sejdiut, nëse ndodhë që të kthehet në politik fokusin do ta ketë tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik

Postimi i plotë:

Unë nuk jam nënkryetari i ardhshëm i Prishtinës.

Tash e sa ditë emri im është përfol për Nënkryetar të Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punën që e kam bërë në të kaluarën në Komune. Por, unë nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës.

Rikthimi im në politikë, nëse ndodh, do të jetë i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qartë politik. Ky angazhim në thelb do ta ketë zhvillimin shoqënor e ekonomik me theks agjenden digjitale e të gjelbër 🌳. Angazhim që synon të ndërtojë mirëqenie, mbrojtje, e trajtim të drejtë e të barabartë për të gjithe qytetaret.

Deri atëherë, unë do të vazhdoj të jem i angazhuar në projekte profesionale. Ndërsa ju të gjithë kujdesuni për vetën dhe të afermit tuaj.

Sa më pak telashe dhe sa më shumë dashni mes nesh.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptim,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat