Përfitoi nga shteti 140 mijë euro për studimin e pandemisë, ish-këshilltari i Kuçit nuk tregon rezultatin

Aktuale

Përfitoi nga shteti 140 mijë euro për studimin e pandemisë, ish-këshilltari i Kuçit nuk tregon rezultatin

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:00
Muhamet Spahiu

Një kompani private në pronësi të Lorik Muçajt të afërt me AAK-në dhe të Muhamet Spahiut, ish-këshilltarit të Blerim Kuçit, kishin përfituar 140 mijë euro nga Komuna e Vushtrrisë në vitin 2020 për të bërë studimin e ndikimit të pandemisë në ekonominë e kësaj komune.

Lidhur me këtë tender 140 mijë eurosh, Vehbi Kajtazi e ka sfiduar me pyetje Muhamet Spahiun në emisionin Debat Plus, duke e pyetur për efektin që e ka pasur ky studim.

Spahiu nuk është përgjigjur duke thënë se për këtë çështje nuk mund të flas, pasi në emision ishin të ftuar të diskutojnë për organizimin e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Sipas Kajtazit, ky tender i fituar ka qenë komplet i panevojshëm pasi për këtë çështje merren organizatat botërore e jo kompani vendore, sidomos shpenzimi i mjeteve gjatë kohës kur kjo komunë nuk ka pasur para të mjaftueshme as për blerjen e gjërave esenciale të nevojshme për luftimin e pandemisë.

Përfitues i këtij pazari 140 mijë eurosh ishte kompania M-Holding, që nënshkruar në fillim të muajit shtator të vitit 2020 dhe është paraparë të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor të po atij viti.

Lidhur me tenderin 140 mijë eurosh, që përfitoi këshilltari i ministrit, në komunën e Vushtrrisë kishin deklaruar se ka qenë i rëndësishëm një vlerësimi i shpejtë i ndikimit të pandemisë për të kuptuar shtrirjen dhe dallimin e ndikimeve të krizës.

Për me tepër komuna e konsiderote se çmimi prej 140 mijë eurosh ka qenë i arsyeshme dhe i favorshëm për komune pasi sipas zyrës për informim ka qene domosdoshmëri e kohës.

Bazuar në dosjen e tenderit, ofertues tjerë në tender ishin edhe “ISD” LLC me 163 mijë e 450 euro; “Kolegji i Menaxhmentit Internacional Globus” me 163 mijë e 600 euro, dhe kompania e Spahiut e Muçajt “M Holding” SHPK me 148 mijë e 751 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat