Mediet serbe stepen nga deklarata e ambasadorit Hovenier se në dialog nuk do bisedohet për statusin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Aktuale

Mediet serbe stepen nga deklarata e ambasadorit Hovenier se në dialog nuk do bisedohet për statusin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Nga: F.B. Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:57
Xhef Hovenier

Televizioni publik i Serbisë RTS ka transmetuar disa nga theksimet e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë Xhef Hovenier në mediet në Kosovë, i cili ka deklaruar se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje”, transmeton “Bota Sot”.

Ambasadori amerikan ka thënë se “njerëzit mund të diskutojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren flasin vetë”.

"Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz ndoshta mund të vendosin që të kundërshtojnë këtë, por kjo është ashtu, ky është realiteti” tha diplomati amerikan në intervistën për RTK.

Ndërkohë ambasadori amerikan në rrjetin social Tvwter ka porositur se qëllimi i i vizitës së diplomatit amerikan Eskobar dhe të dërguarit special të BE-së javën që vjen në Prishtinë është vazhdimi i dialogut.

Javën që vjen në Prishtinë vijnë i dërguar i ShBA-ve për Ballkanin Eskobar dhe i dërguari për dialogun Lajçak, ku do takohen në Bruksel, pastaj do qëndrojnë në Prishtinë edhe Beograd nga 30 janari deri me 4 shkurt, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat