Ministri Mehaj përkujton Holokaustin: Dy popuj, një përvojë historike

Aktuale

Ministri Mehaj përkujton Holokaustin: Dy popuj, një përvojë historike

Më: 27 janar 2022 Në ora: 10:22
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përkujtuar Holokaustin në kujtim të hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj shkruan se përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur.

“Dy popuj një përvojë historike! Në kujtim dhe nderim për të gjitha e Viktimave të Holokaustit. Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë:

Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur. Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhnjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë. Ne kujtojmë dhe kurr nuk harrojmë”, ka shkruar tutje Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat