Memli Krasniqi kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Aktuale

Memli Krasniqi kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Krasniqi shprehu shqetësimin se si brenda një muaji, rastet me Covid-19 u rritën për 36.000%. 

Sipas tij, vetëm dje u shënua shifër që më parë rezultonte nga grumbullimi i shifrave për disa muaj.

“Vetëm dje patëm 4.397 raste të reja pozitive me virusin Covid-19. Një numër ky që për v etëm një ditë të vetme dje rezulton me më shumë të infektuar në total sesa numri total sesa numri it ë infektuarve marrë së bashku për disa muaj me radhë gjatë dy viteve të kaluara. Më 26 dhjetor kishim vetëm 12 raste pozitive. Për një muaj patën një rritje enorme në një shkallë prej 36.000%. Pikërisht para një muaji, më 26 dhjetor janë konfirmuar 6 rastet e para të variantit Omicron që tash padyshim edhe në Kosovë po del dominues”, ka thënë ai. 

Deputeti i PDK-së deklaroi se varianti Omicron e ka gjetur në befasi Qeverinë. 

“Edhe ky variant Qeverinë tonë e gjeti në befasi përkundër që krejt bota përgatitej për t’u ballafaquar me të duke parë që ishte një variant shumë më agresiv sesa variantet e kaluara. Vendi jonë është përfshirë në një valë të re të ë Covid-19. Kjo është mjaft shqetësuese. Por më së pari është shqetësim për faktin se nuk po duket shqetësim për Qeverinë”, ka thënë ai. 

Ai ka folur edhe për vendimet që i ka marrë Qeveria e Kosovës për të menaxhuar situatën epidemiologjike. 

“Kjo Qeveri i ka bërë dy lloj gabimesh themelore në menaxhimin e pandemisë po t’i përgjithësojmë ato. Ose ka hezituar për ta lexuar situatën duke e injoruar atë ose e ka lexuar situatën gabimisht. Kur hezitojnë që ta lexojnë ata nuk veprojnë në  kohë, e kur e lexojnë gabimisht ata veprojnë në mënyrë kuturu, jo me plan por me impuls”, tha ai.

Sipas Krasniqit, barazimi në mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve është stimulim që qytetarët të mos vaksinohen kundër Covid-19. 

“Qeveria realisht nuk ka hezituar me nxjerr masa, por interes dhe aftësi për zbatimin e masave që i ka nxjerrë vet nuk ka pasur. Ajo ka vendosur kufizime mbi qytetarët dhe u ka lënë në dorë qytetarëve me i zbatu ato masa dhe ato kufizime, e jo administratës shtetërore qe e ka obligim ligjor të bëjë një gjë të tillë. Barazimi në mes të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve është stimulim  për të mos u vaksinuar e që do të ishte dëmi më i madh”, deklaroi Krasniqi. 

Skandaloz ai e ka quajtur edhe kufizimin për hyrje në Kosovë vetëm me tri vaksina kundër Covid-19.

“Së fundmi patëm edhe një vendim skandaloz që s’kemi si ta quajmë ndryshe. Vendosja e masave për të hyrë në Kosovë vetëm me tri doza të vaksinës, në kohën kur në Kosovë vetëm rreth 4% e kanë marrë dozën e tretë e veçmas si masë ndaj bashkëkombëseve tanë të brezit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë, Luginën e Preshevës që deri dje kanë qarkulluar e punuar krejt normalisht duke i penalizuar ata përmban një lloj absurditeti të pakuptimtë që nuk mund të themi është i paqëllimshëm”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat